Loading…
Pacolli: Serbia mund të bëhet faktor i paqes në rajon
  • 13/10/2017 | 12:35

...

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet  Pacolli ka thënë se Ballkani ka nevojë për stabilitet, dhe se Serbia mund të luajë një rol konstruktiv në këtë dhe të bëhet faktor i paqes, por gjithashtu duhet të “përballet me realitetin”.


Ai në një intervistë për Blicin serb i pyetur se çfarë do të ishte zgjidhja e tij për Kosovën në mënyrë që të dyja palët do të ishin të kënaqura,  “duke qenë se Kosova për Serbinë është pjesë e territorit të saj, ndërsa për shqiptarët shtet” tha se do të ishte respekt dhe bashkëpunim i ndërsjellë, “duke pranuar realitetin se ka dy shtete që kanë nevojë për të ndërtuar një të ardhme për qytetarët e tyre“.

Sipas Blicit, kërkesa për  këtë intervistë Pacollit iu bë në gjuhën angleze, ndërsa ai përgjigjet i ka dhënë serbisht dhe atë në alfabetin cirilik.

Ai mes tjerash ka thënë se serbët janë njerëz të mirë, por ata që kanë kryer krime gjatë luftës duhet të sillen para drejtësisë.

I pyetur se kur do të formohet Asociacioni i Komunave serb, kryediplomati kosovar ka thënë se kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe “në përputhje me kushtetutën”, transmeton Klan Kosova.

Hapjen e dialogut të brendshëm për Kosovën, të iniciuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, shefi i diplomacisë kosovare e ka vlerësuar si hap të guximshëm, transmeton Klan Kosova.

“Mendoj se Serbia nuk guxon të mbetet peng i të kaluarës, ajo duhet të përballet me realitetin e fakteve e të ligjeve. Sot Kosova është shtet ndërkombëtarisht i njohur nga shumica e vendeve demokratike të botës”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë