Loading…
Pacolli sqaron incidentin me policin, tregon a e rrahu
  • 14/06/2018 | 11:51

...

Islam Pacolli doli në foltoren e Kuvendit të Kosovës për t’u sqaruar rreth një incidenti që kishte me një zyrtar policor.

Pacolli mohoi se e ka rrahur, duke thënë se e gjitha është një inskenim, shkruan gazetametro.net.

Deputeti i AKR’së ka treguar edhe çka ka ndodhur, sipas tij, atë ditë në hyrje të një institucioni. Pacolli ka thënë se kishte qenë duke hyrë në institucion dhe, sipas tij, ani pse i ka treguar ID, polici nuk e ka lejuar të futet.

“Është folur këto ditë se Islam Pacolli e ka rrahur një polic. Nuk është e vërtetë, është inskenim. UNnë kam dashur të hyjë në institucion qeveritar, dhe pas paraqitjes së ID, ai kishte vendosur të më kthente”, ka thënë Pacolli në Kuvend.

Ndërkohë, ai u ka bërë thirrje mediave që të mos ‘propagandojnë pasi kjo është e pavërtetë. Pacolli ka mohuar të jetë arrestuar për këtë rast./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë