Loading…
Pacolli: Tregojeni burrërinë tuaj, uluni e merruni vesh
  • 12/08/2017 | 17:47

...

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shkruar në Facebook se thirrja e tij për liderët e partive parlamentare shqiptare që të “sakrifikojnë” nga vetja dhe ta qesin Kosovën në rendin e parë, nuk nënkupton lëvizje apo luhatje nga pozicionet e tij.


“Postimet e mija të fundit që të zgjidhet problemi i bllokadës në favor të qytetarëve, dhe thirrjet e mija për liderët e partive parlamentare shqiptare që të “sakrifikojnë” nga vetja dhe ta qesin Kosovën në rendin e parë, nuk nënkupton lëvizje apo luhatje nga pozicionet e mia, (siq i quajti dikush për karrierë apo interes – të dyja këto moti i kam dhe i kam realizuar më së miri deri më tash)”, ka shkruar Pacolli në Facebook’un e tij përsonal.

Postimi i plotë i Pacollit:

Postimet e mija të fundit që të zgjidhet problemi i bllokadës në favor të qytetarëve, dhe thirrjet e mija për liderët e partive parlamentare shqiptare që të “sakrifikojnë” nga vetja dhe ta qesin Kosovën në rendin e parë, nuk nënkupton lëvizje apo luhatje nga pozicionet e mia, (siq i quajti dikush për karrierë apo interes – të dyja këto moti i kam dhe i kam realizuar më së miri deri më tash).  Si rezultat i kësaj mu mundësua që të kuptoj dhe të shoh se kush po punon për interesat e vendit e kush për qellime specifike.  Dikush madje më telefonoi dhe më tha ” qendro me ne se e kemi me ta “lartësu BURRERINË”. Më bëri me qesh !!!!  Në rregull, unë me prezencën dhe lutjet e mija për ju po dëshmoj burrëri(nuk po kërkoj asgjë), por tregojeni ju burrërinë tuaj, leni anash interesat dhe uluni e merruni vesh mes vete. E konsideroj se bashkëpunimi ndërmjet LDK dhe VV të jetë edhe me intenziv edhe pse mundet per lidershipin e dy partive te konsiderohet si “Sfide sakrifice ” por bëjeni atë per rrespekt ndaj votës dhe deputeteve qe ju përcjellin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë