Loading…
Padi 999 milionëshe kundër Apple, po i ngadalëson telefonat
  • 01/01/2018 | 20:43

...

Kompania Apple është ndoshta një nga kompanitë më të paditura në botë, por padia e fundit ka kaluar çdo parashikim dhe pritshmëri.


Violetta Mailyan, pjesë e një prej kompanive me emër në Kaliforni ka dorëzuar në gjykatë një padi për Apple, ku i ka kërkuar 999 miliard dollarë.

Arsyeja është e thjeshtë: Apple ngadalëson çdo Iphone ekzistues me daljen e një Iphone të ri.

Nxitja ka ardhur nga njoftimi i një viti më parë të kompanisë, e cila me lançimin e Iphone 6, Iphone 6S dhe IPhone 7, do të aplikonte një software (program gjeneral) që ruan baterinë.

Në fakt, programi nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ngadalësuar Iphone e rangut më të ulët.

Rasti i Kalifornisë nuk është i vetmi pasi edhe në Ilnois, New York është dorëzuar një padi 100 milion dollarëshe, sikurse një padi e tretë në Izrael.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë