Loading…
Pak pasi shpëtoi fëmijët nga shpella në Tajlandë, e kuptoi që i kishte vdekur babai
  • 11/07/2018 | 10:34

...

Një ekip tajlandez i futbollit të të rinjve kishte mbetur i ngujuar në një shpellë në Tajlandë për disa ditë. Për këtë emergjencë u kërkua një operacion i madh ku u përfshinë edhe ekspertë ndërkombëtarë, transmeton Gazeta Metro.

Një mjek kishte udhëtuar nga Australia për të ndihmuar autoritetet tajlandeze në operacionin për shpëtimin e djemve përmes një vrime të vogël nëpër të cilën fëmijët dolën duke notuar nga nëntoka.

Richard Harris nga Adelaide në Australi ishte thirrur për të asistuar për shkak të përvojës së tij në zhytje dhe mjekësi. Ndërkaq, mediat ndërkombëtare raportojnë që pasi realizoi me sukses misionin e tij e mori lajmin e hidhur që babai i tij kishte ndërruar jetë në të njëjtën ditë.

“Pak kohë pasi u shpëtuan 12 djemtë e ekipit të futbollit bashkë me trajnerin e tyre, Richard Harris mësoi që babai i tij kishte ndërruar jetë. Ai tani do të shkojë te familja e tij për të kaluar një kohë të merituar”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga institucioni ku Harris punon në Adelaide.

Operacioni për shpëtimin e ekipit të futbollit në Tajlandë tërhoqi vëmendjen e botës, ndërsa në tërë këtë fatkeqësi u regjistrua një viktimë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë