Loading…
Pamje apokaliptike: Shikoni si duket Florida pas Uraganit
  • 12/10/2018 | 12:00

...

Uragani ka fryrë me shpejtësi prej 250 kilometrash në orë, por ndonëse është dobësuar, sapo është kthyer në veri shtatë persona kanë vdekur.

Uragani Michael e ka shkretëruar Floridën dhe pas vetes ka lënë skena apokaliptike, transmeton gazetametro.net.

“Sa jetë kanë ndryshuar, sa familje kanë mbetur pa asgjë”, ka thënë guvernatori i Floridës Rick Scott, shkruan BBC.

Më së keqi ka kaluar veri-perëndimi i Floridë, ku shtëpitë tekstualisht janë shkulur nga themeli, janë rrëzuar drunjtë, ndërsa përçuesit e energjisë elektrike shtrihen në tokë.

Uragani ka fryrë me shpejtësi prej 250 kilometrash në orë, por ndonëse është dobësuar, sapo është kthyer në veri shtatë persona kanë vdekur. Ndër të vdekurit është edhe një vajzë 11 vjeçe.

Shërbimi i rojes bregdetare ka gjetur nën rrënoja së paku 27 njerëz, ndërsa evakuimi ka qenë urdhëruar për 370.000 banorë. Mirëpo, pak kush i ka lënë shtëpitë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë