Loading…
Pamje mahnitëse nga palestra lundruese (Foto)
  • Jan 12, 2017 | 10:26

...

Në Paris po punohet për një palestër shumë ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i shohim deri tani.


Në lumin Seine në kryeqytetin francez në verën e vitit 2017 qytearët francez do të mund ta shfrytëzojnë një palestër lunduruese të cilën do ta fusin në funksion me forcat e tyre. Kjo palestër lundruese është projektuar nga arkitekti italian Carlo Ratti Associati, transmeton gazetametro.net

gym-boat-paris-0

Shfrytëzuesit e kësaj palestre përveç stërvitjes së veçantë që do të bëjnë, kanë përpara edhe pamjen e mrekullueshme të Kullës Eiffel, ku ndoshet lumi Seine.

carlo-ratti-associati-paris-navigating-gym-project-designboom-04-818x617

Kjo palestë lundruese është e gjatë 20 metra dhe mund t’i mbajë deri në 45 persona. Do të ketë trajnerë të kualifikuar si dhe do të jap informacione në kohë reale për ndonjë parregullsi të lumit, transmeton gazetametro.net

Si funksionon kjo:

20161128-cra-paris-navigating-gym-diagram-1

Kjo funksionon me anë të një sistemi me energji elektrike, por edhe me pedale të cilat do të udhëhiqen nga njerëzit aty dhe do arrihet lundrimi në lumë.

20161128-cra-paris-navigating-gym-diagram-2

 

Ideatori dhe krijuesi i kësaj palestre lundruese që do të hapet në këtë verë, u shpreh shumë i kënaqur për këtë krijim shumë të qëlluar dhe tha se po e sfidon forcën njeriut.

“Është interesante për të parë se si energjia e gjeneruar nga një stërvitje në palestër mund të ndihmojë për të lëvizur  një varkë. Ajo siguron një përvojë të prekshme të asaj që qëndron pas nocionit shpesh abstrakt të “energjisë elektrike”, përfundoi Carlo Ratti Associati. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë