Mbrëmë rreth orës 20:40 është sulmuar me koktej molotovi shtëpia e Qamil Hajrizit në Lagjen e Doktorëve në Mitrovicën e Veriut
Shtëpia e Qamil Hajrizit u sulmua dje me koktej molotovi dhe ka pasur dëme të mëdha materiale, por për fat të mirë nuk është lënduar asnjë anëtar i familjes Hajrizi, transmeton GazetaMetro.
“Ka pasur edhe përpara këso sulme por kohët e fundit jo. Kanë qenë gruaja vajza që kanë thënë se fillimisht kanë dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka shpërthyer zjarri. Kanë dalë në ballkon dhe kanë thirrur fqinjët për ndihmë të cilët janë munduar t’i ndalin flakët. Dëmet janë goxha të mëdha por për fat të mirë në familje nuk ka pësuar askush”, ka thënë Hajrizi.
Në fotot e mëposhtme mund ta shihni se si duket shtëpia e Hajrizit pasi u sulmua me koktej molotovi. /GazetaMetro/.