Loading…
Pamje nga vizita e Ronaldos në Kosovë pas luftës më 1999
  • 19/06/2018 | 23:06

...

Një ndër lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, braziliani Ronaldo, kishte qenë për një vizitë në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës më 1999, shkruan Gazeta Metro.

Kur Kosova ishte e shkatërruar pasi sapo kishte dalë nga një luftë dëshpëruese, organizata ndërkombëtare humanitare ‘Caritas’  – dega e Belgjikës – kishte organizuar një udhëtim të yllit të madh të futbollit, Luis Nazario de Lima Ronaldo, që ishte shumë i njohur dhe i adhuruar nga njerëzit në tërë botën.

BBC raportonte në atë kohë për këtë vizitë që u bë në fund të shtatorit të vitit 1999.

“Sulmuesi i Interit e pa me sytë e tij një pjesë të ambientit që sapo kishte dalë nga lufta, përmes dritareve të një helikopteri të ushtrisë italiane”, shkruante në atë kohë BBC.

“Ronaldo është i mësuar nga fansat që e adhurojnë”, thuhej për këtë vizitë që Ronaldo e kishte bërë në Gjakovë.

Në këtë fotografi, Ronaldo duket i lodhur nga një vizitë e gjatë me plot njerëz që donin ta shihnin. Këtu ai pushon në krahët e babait të tij. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë