Loading…
Pamje spektakulare: Njihuni me gardhin më të madh në botë
  • 14/11/2017 | 16:42

...

Në Skoci gjendet një gardh me lartësi 30 metra dhe gjatësi 530 metra, i njohuri si më i madhi në gjithë botën.


Ky gardh gjendet në Meikleour të Skocisë, që njihet si ” Meikleour Beech Hedges”, që daton nga viti 1966, dhe sjellë shumë turistë nga të katër anët e botës, që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të këtij vendi, transmeton gazetametro.net

Qethja e këtij gardhi bëhet çdo 10 vjet, ndërsa për rregullimin e tij, gjashtë javë të plota, janë të angazhuar katër persona.

Ky gardh është mbjellë në vjeshtën e vitit 1745 nga Jean Mercer dhe bashkëshorti i saj Robert Murray Nairne.

Ndërsa, në librin e rekordeve botërore Guinness është shënuar si gardhi më i madh i gjallë, i cili pret miliona turistë nga e mbarë bota për ta shijuar këtë pamje spektakulare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë