Loading…
Pamje të incizuara me iPhone Xs, vërtetojnë që ka cilësinë më të lartë se çdo telefon tjetër |VIDEO
  • 13/09/2018 | 11:30

...

Pas lansimit të iPhone Xs të ditës së djeshme, Apple ka ndarë një video në kanalin e saj në YouTube, duke nxjerrë në pah video të incizuar me pajisjen. Kompania ofron një shikim të parë se si u përdorën uji, zjarri, metali dhe drita për të kapur këto video mahnitëse.


Gjatë gjithë videos, mund të shihet se si përdoret iPhone Xs për të kapur disa video eksperimentale të ndryshme. Për shembull, videoja e parë është një eksperiment që përdor ujë, zë dhe dritë për të krijuar një video në xhirim të ngadalësuar, njofton 9to5Mac.

Në fillim, tregohet videoja përfundimtare, pastaj tregohet më shumë se si u krijua kjo video – duke përdorur produkte të ndryshme, incizuar me iPhone Xs.

“Një vështrim i parë në një video mahnitëse të krijuar me iPhone-in e ri XS – që ka videon më cilësore të çdo telefoni. Uji, zjarri, metali dhe drita u përdorën për të krijuar këto skena magjepsëse duke përdorur 4K, Slo-mo dhe Time-lapse.” thuhet në njoftimin e kompanisë.

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 23:58
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë