Loading…
Pamje të rralla: Obama me gruan e tij kërcejnë në stilin e reperëve | VIDEO
  • 30/07/2018 | 11:14

...

Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle Obama, mund të mos jenë më në krye të Shtëpisë së Bardhë, por e gjithë vëmendja është akoma mbi ta, transmeton gazetametro.net


Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe zonja e parë, janë parë duke kërcyër në koncertin e Beyonce’s dhe Jay-Z, në Washington DC.

Fansat kanë bërë foto dhe video të çiftit duke kërcyer, madje edhe me këngën ‘N****s in Paris.

Nuk ka kaluar shumë kohë, dhe fansat në të gjitha rrjetet sociale kanë folur rreth çiftit, duke treguar se sa shumë i pëlqejnë ata të dy.

“Kjo video është çdo gjë. Më mungojnë ata shumë”, ka shkruar një fans në rrjetin social Twitter.

“Jam në koncertin e Beyonce’s duke pritur që ajo dhe burri i saj të përformojnë dhe kthehem mbrapa dhe i shoh njerëzit duke bërtitur si të çmendur. Kur shoh vetëm 30 hapa pas meje, janë OBAMA’t”, ka shkruar një fans tjetër.

Ndonëse u përkasin fushave të ndryshme, familjet Obama dhe Carter kanë qenë gjithmonë të afërt.

Michelle i ka përcjellur edhe më herët koncertet e Beyonce’s, madje bashk me vajzën e saj, Sasha’n.

Administrata e Obama’s shumë shpesh i ka përfshirë Beyonce’n dhe burrin e saj në evente në Shtëpinë e Bardhë. Madje, në vitin 2011, Beyonce dhe Michelle kishin bërë bashk një kampanjë për mbipeshën e fëmijëve.

Kujtojmë se Beyonce ka përformuar edhe në inaugurimin e çiftit, andaj nuk është ndonjë befasi t’i shohim ata teksa e përkrahin njëri tjetrin. /gazetametro.net

Për të parë videon e plotë, klikoni KETU.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë