Loading…
Pamje të tmerrshme: Shikoni si e trajtojnë tigrin në kopsht zoologjik
  • 11/11/2017 | 17:29

...

Një videot e publikuar nga mediet e huaja, tregon momentin kur dy kujdestarë të një kopshti zoologjik keqtrajtojnë një tigër.

Sipas pamjeve bëhet fjalë për një moment kur njëri nga punonjësit e godet atë në kokë, ndërsa tjetri e tërheq për bishti.

Pamjet thuhet se janë marrë në parkun e Dreamworld, në Queensland – Australi.

Dhe siç edhe pritej ka ardhur reagimi i atyre që i kanë parë pamjet.

“Kjo është e neveritshme dhe tregon një shpërfillje të hapur për jetën e kafshës”, ka shkruar një komentues.
Ndërsa  sipas menaxherit të parkut, gjesti në fjalë ka ndodhur pasi që dy tigra po ziheshin me njëri-tjetrin dhe ishte e nevojshme intervenimi i punonjësve për të shmangur incidentet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë