Loading…
PAN bisedime edhe për ndarjen e ministrive
  • 12/08/2017 | 16:34

...

Gjatë takimit ndërmjet krerëve të koalicionit PAN, Kadri Veseli, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj si dhe Fatmir Limaj me Ukë Rugovën në njërin prej lokaleve të Prishtinës, përpos bisedimeve për formimin sa më të të shpejt i institucioneve është biseduar edhe për ndarjen e ministrive.


Pas takimit, kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, tha se “shumë shpejt do të kemi formimin e institucioneve, do ta kemi kuvendin, dhe në të njëjtën kohë dhe Qeverinë”.

Kurse njëri prej pjesëmarrësve në takim, Dardan Gashi, tha se për votën e Teutës vendos vet deputetja e LDK-së.

“Po, është disktu për krijimin e qeverisë dhe ndarjen e ministrive”, ka thënë ai për Indeksonline.

Një tavolinë më larg  ishin edhe bashkëpunëtorët e tri partive, PDK-së, AAK-së si dhe Nisma-s; Memli Krasniqi, Pal Lekaj, Endrit Shala si dhe Dardan Gashi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë