Loading…
Panik në Rusi: Aeroplani i një prej kombëtareve merr zjarr |VIDEO
  • 18/06/2018 | 21:56

...

Aeroplani i  kombëtares së Arabisë Saudite ka marrë zjarr gjatë fluturimit, teksa skuadra po udhëtonte drejt Rostov, ku do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit A kundër Uruguait të mërkurën.


Në një komunikatë zyrtare, federata saudite ka saktësuar se: “Federata e Arabisë Saudite kërkon t’ju sigurojë se të gjithë pjesëtarët e stafit janë mirë”.

“Aeroplani është ulur pak minuta më parë në aeroportin e Rostov dhe i gjithë personeli ndodhet në rezidencat përkatëse”.

Aeroplani ka qenë një “Russian Airliens Air Bus A319-100” dhe askush nuk ka mbetur i dëmtuar nga incidenti. Lojtarët janë filmuar duke dalë nga mjeti.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë