Loading…
Papa befason, viziton Emiratet e Bashkuara Arabe
  • 06/12/2018 | 14:57

...

Papa Françesku do të vizitojë Abu Dabin në Emiratet e Bashkuara Arabe në muajin shkurt, ka njoftuar Vatikani ditën e enjte.

Kjo është vizita e shtatë e Papës në një komb me shumicë myslimane, në të cilën pritet të bëjë thirrje për paqe brenda religjioneve.

Ky udhëtim do të ndodhë nga 3 deri më 5 shkurt.

Vatikani ka thënë se Papa ka pranuar ftesën nga princi i kurorës së Abu Dabit, sheiku, Mohammed bin Zayed al-Nahyan dhe nga një komunitet i vogël katolik në këtë vend.

Deri më tani Papa ka vizituar Turqinë, Jordaninë, Egjiptin, Bangladeshin, Azerbajxhanin dhe territoret palestineze, si dhe ka shfrytëzuar këto udhëtime për dialog mes religjioneve dhe ka dënuar dhunën në emër të Zotit.

“Natyra e vizitës do të jetë ‘Më ktheni mua në kanal të besimit tuaj’ dhe ky do të jetë qëllimi i Papës në Emiratet e Bashkuara Arabe”, ka thënë zëdhënësi i Vatikanit, Greg Burke.

Ndërkohë princi i kurorës, Mohammed ka thënë në një postim në Twitter se Papa është “simbol i paqes, tolerancës dhe promovimit të vëllazërisë”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë