Loading…
Papa Françesku: Të abortosh njësoj si të paguash dikë për vrasjen e një personi
  • 10/10/2018 | 16:15

...

Para mijëra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku dënoi abortin.


Papa Françesku dënoi abortin dhe e krahasoi atë me pagesën e një vrasësi për të vrarë një person problematik, transmeton gazetametro.net

Papa dënoi, siç u shpreh ai, ‘’shuarjen e jetës së një njeriu në barkun e nënës, në emër të të drejtave të tjera.

“A është drejtë të merret jeta e një njeriu për të zgjidhur një problem”, pyeti Papa.

Pasi masa brohoriti “jo”, ai vazhdoi: “A është e drejtë të paguhet një person për të zgjidhur një problem? Nuk është e drejtë të vritet një njeri, pavarësisht se sa i vogël është, për të zgjidhur një problem”, tha Papa. /gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë