Loading…
Papa i thirri në drekë të burgosurit, 2 ikën
  • 12/10/2017 | 12:26

...

Dy të burgosur të thirrur për drekë te Papa Fançesko gjatë vizitës së tij në Bolonjë, e shfrytëzuan rastin dhe ikën, kanë lajmëruar të mërkurën mediet italiane.


Dy napolitanë kanë qenë në një grup prej rreth njëzet të burgosur të cilët janë thirrur në drekë me Papën Françesko më 1 tetor.

Grupi i të burgosurve ishte vendosur në një institucion të ngjashëm me burg afër Modenës.

Raportimet e medieve dallojnë në versionet e tyre dhe është e panjohur se a kanë marrë pjesë këta dy të burgosur në drekë apo kanë ikur pasi që janë takuar me Papën.

Papa Françesko është shumë i ndjeshëm në pozitën e të burgosurve dhe rregullisht takohet me ta gjatë udhëtimeve nëpër Itali dhe në botën e jashtme./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë