Loading…
Papa kundër Amerikës, kundërshton shpalljen e Jerusalemit kryeqytet
  • 06/12/2017 | 11:25

...

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump do ta njohë Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, kanë bërë të ditur zyrtarë të administratës.


Ai pritet që këtë vendim ta bëjë publik gjatë ditës së mërkurë. Trump gjithashtu pritet që të lëvizë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, por ky proces do të bëhet brenda viteve të ardhshme.

Izraeli ka mirëpritur vendimin, ndërsa Palestina dhe vendet arabe kanë paralajmëruar se ky vendim mund të shkatërrojë procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, Papa Françesku ka bërë thirrje që të respektohet  ‘status quo’-ja. ‘Deri të dialogu do të mund të arrihet vetëm nëse respektohen të drejtat e të gjithë njerëzve”, tha ai, transmeton KosovaPress.

Arabia Saudite, një aleate e SHBA-ve  e quajti politikën e re “një provokim flagrant ndaj myslimanëve”.

Izraeli e ka cilësuar gjithmonë Jerusalemin si kryeqytetin e tij, ndërsa palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të ardhshëm palestinez.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë