Loading…
Papunësia në BE në nivelin më të ulët prej vitit 2008!
  • 03/10/2017 | 15:00

...

Papunësia në Bashkimin Evropian në gusht ka rënë në nivelin më të ulët në nëntë vitet e fundit, derisa në eurozonë është mbajtur në nivelin më të ulët në më shumë se tetë vite, tregojnë të dhënat e zyrës së statistikës evropiane Eurostat.


Në BE shkalla e papunësisë, e konfirmuar me metodologjinë e ILO’së, në gusht ka rrëshqitur në 7.6 për qind, duke u lëshuar në nivelin e nëntorit të vitit 2008. Në korrik ishte 7.7 për qind ndërsa në gushtin e viti të kaluar ishte 8.5 për qind.

Në eurozonën 19 anëtarëshe shkalla e papunësisë është mbajtur në gusht pas tre muajve në 9.1 për qind, që është niveli më i ulët prej shkurtit të vitit 2009. Në gushtin e viti të kaluar ishte 9.9 për qind, pretendohet në kumtesën e Eurostat’it, transmeton gazetametro.net.

Pa punë në gusht në BE ishin gjithsej 18.747 milionë qytetarë, prej të cilëve 14.751 milionë janë në eurozonë. Me këtë numri i tyre në BE është zvogëluar për 104.000 në krahasim me korrik, ndërsa në eurozonë për 42.000.

Në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, numri i të papunëve në BE është më i vogël për 1.923 milion, ndërsa në eurozonë për 1.319 milion.

Sipas të dhënave të Eurostat’it në mes të vendeve të BE, shkallën më të vogël të papunësuarve e ka shënuar Çekia, prej 2.9 për qind, e përcjellë nga Gjermania me 3.6 për qind dhe Malta me 4.2 për qind.

Shkallën më të lartë të papunësisë e ka shënuar Greqia, prej 21.2 për qind në korrik. Pastaj vjen Spanja me 17.1 për qind, pretendon Eurostat.

Në krahasim me vitin e kaluar vetëm Finlanda ka shënuar shkallën e njëjtë të papunësisë në gusht derisa në të gjitha vendet tjera ajo është zvogëluar, më së shumti në Qipro, prej 13.1 në 10.7 për qind.

Në mes të rinjve deri në 25 vjeç shkalla e papunësisë në BE ka rrëshqitur nga 16.8 për qind sa ishte në korrik në 16.7 për qind në gusht, kanë konfirmuar në Eurostat. Në eurozonë ka mbetur e pandryshuar tashmë muajin e tretë e cila ishte 18.9 për qind.

Në mes të vendeve të BE, shkallën më të ulët të papunëve të kësaj moshe ka shënuar Gjermania, prej 6.4 për qind, ndërsa më të madhe, Greqia me 43.3 për qind, pastaj Spanja me 38.7 për qind dhe Italia me 35.1 për qind./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë