Loading…
Paradokset e Kurtit në raport me procesin e integrimit në BE
  • Nga

  • SHKODRAN RAMADANI

  • 16/07/2018 | 14:11

...

Mr. Albin Kurti edhe një here një cliché të tij politike për BE-në. Ndonëse si krejt tjerat për bandat e dogmatëve dhe admiruesit e tij të verbër mund të tingllojë e thellë, por në vetëvete një konkluzë e tillë pasqyron veçse qasjen më sipërfaqësore të mundshme në konceptim të BE-së.

Më konkretisht, Kurti paska thënë se shqiptarët duhet ta shohin BE-në më shumë si vlerë sesa si interes. Si shembull mbështetës, z. Kurti, paska ofruar idenë se qysh integrimi në BE duhet të konceptohet nga profiti ekonomik dhe zhvillimi tregtar e financiar që vjen nga marrëdhënia me BE-në.

E para, kjo tregon se botëkuptimi i tij i ‘vlerës’ dhe ‘interesit’ kur vjen çështja te BE-ja është tepër i vobektë. Nuk ekziston mundësi kapitalizimi i ‘interesave’ ekonomike nga BE-ja pa realizim të vlerave të saj: integrimi në BE ose, së paku, afrimi me BE-në, kërkon zbatim të standardeve të përcaktuara në 35 kapitujt e Acquis Communautaire që mes tjerash, përfshijnë sundim të ligjit, liri të tregut, prokurim publik, e kështu me radhë. Pra, integrimi në/afrimi me BE-në është një proces tepër më i gjerë standardizmi ekonomik e politik e fuqizimi të përgjithshëm ekonomik sesa përfitimi i menjëhershëm ekonomik e llogaria e interesave financiare. Pa fuqizim strukturor e institucional që vjen prej ‘vlerave’ të BE-së, pra, nuk mund të ketë përfitim prej ‘interesave’ që vijnë nga ajo. Është gjithsesi ironike se si njeriu që çdo ditë mban ligjerata për domosdoshmërinë e çlirimit të mentalitetit kolektiv nga llogaritë ekonomike është vetë i kapërthyer në të, duke dështuar ta sheh raportin afat-gjatë me BE-në si mekanizëm reformimi politik. Në këtë kuptim, pra, Kurti operon me idenë më sipërfaqësore dhe dritëshkurtër politike.

E dyta, benefitet e mundshme ekonomike që vijnë nga BE-ja në periudhë afat-gjatë nuk janë asgjë tjetër veçse adaptim i ndryshimeves trukturore ekonomike dhe tregtare që janë paraparë brenda paradigms së bashkëpunimit rajonal ekonomik në kuadër të procesit të Berlinit. Kurti ka qenë kundër këtij projekti (e, mandej, pro veç pakmë i rezervuar) duke e kualifikuar si tendencë për etablim të një Jugosllavie të re. Kjo, natyrisht, nuk ka fare lidhje me realitetin aktual ekonomik të Ballkanit Perendimor në përgjithësi që, sipas ekspertizave më të avancuara të BankësBotërore, Komisionit Evropian dhe ekspertëve ndërkombëtarë të involvuar në Procesin e Berlinit, kërkon konsolidim të një tregu 20 milionësh dhe reformë paralele strukturore për fuqizim të klimës së biznesit, atraktimit të investitorëve dhe krijimit të parakushteve për politika zhvillimore.

E treta, poashtu Kurti me partinë e tij nuk e kanë votuar marrëveshjen e parë zyrtare mes Bashkësisë Evropiane dhe Kosovës: MSA-në (Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit). Vendet që shprehin dëshirën e tyre që të bëhen pjesë e BE-së, duhet më parë të nënshkruajnë MSA-në, e cila është një kuadër ligjor dhe një përkushtim për reforma politike, ekonomike, tregtare dhe reforma për të drejtat e njeriut. Në këmbim të këtyre reformave, BE-ja u ofron vendeve me të cilat nënshkruan këtë marrëveshje heqjen e taksave nëpër tregjet evropiane për disa produkte si dhe u ofron ndihmë financiare dhe teknike. Funksioni i MSA-së është të vendos kuadër ligjor për bashkëpunim ndërmjet dy palëve dhe vendet që e nënshkruajnë këtë marrëveshje, duhet që në mënyrë graduale të plotësojnë standardet evropiane, siç është përmirësimi i kushteve për mallrat, shërbimet dhe kapitalet, në mënyrë që një shtet të mund të tregtojë lirshëm në tregjet e BE-së.

Gjithashtu MSA-ja synon që të krijojë dhe forcojë parimet demokratike dhe bashkëpunuese me vendet e rajonit. Përfitimet më të mëdha dhe më të drejtpërdrejta për vendet nënshkruese të MSA-ja janë në fushën e tregtisë, pasi që lejohet hyrja më e lirë e produkteve vendëse në tregun e përbashkët evropian. Gjithashtu vendet që arrijnë të nënshkruajnë MSA-në, kanë mundësi të përfitojnë nga fonde të ndryshme të Bashkimit Evropian. MSA-ja është pjesë e Procesit të Stabilizim Asociimit të BE si dhe Politikës për Fqinjësi të Mirë, ndërkohë që Kurti me partinë e tij ka qenë kundërshtari më i madh i këtyre politikave të BE-së karshi kontesteve bilaterale të Kosovës. Megjithatë, kjo është një temë tjetër. Thelbi i inkonsistencës së tij është se përderisa ai ka frikë nga një proces tepër më i vogël duke e parë si të dëmshëm ekonomikisht për Kosovën, ai flet për benefite ekonomike nga një proces tepër më i gjerë që e ekspozon Kosovën ekonomikisht edhe më shumë sesa kaq.Procesi i bashkëpunimit rajonal ekonomik është dizejnuar pikërisht si plan për të rritur adaptueshmërinë e ekonomive të Ballkanit Perendimor me procesin e afrimit me BE-në.

E katërta, Kurti fare naivisht deklaron se BashkësiaEvropiane nuk është as Bashkësi, as Evropiane: nuk është Bashkësi sepse ajo është e reduktueshme vetëm në bashkim mekanik të interesave të veçanta dhe nuk është Evropiane sepse aty ka veç interesa nacionale. Ky mendim duhet të ruhet në antologjinë e mendimeve më të paqëndrueshme ndonjëherë për BE-në. Është e vërtetë se brenda BE-së shpeshëherë dominojnë interestat e veçanta nacionale në vendimmarrje: kjoështë e dukshme ngaprocesi i Brexit-it deri tek insistimi i shtuar i euroskeptikëve për rikthim tek horizonti ultimativ i politikave nacionale. Megjithatë, BE-jasi e tillë është shumë më shumë se kaq: ajo është pikërisht BASHKËSIA EVROPIANE që mban një politikë të konsoliduar të jashtme dhe të sigurisë [në kuadër të projekteve Foreign & Security Policy] që nga kundërshtimi i qasjes së njëanshme të Trump-it në shfuqizim të marrëveshjes me Iranin deri tek ruajtja e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të Krimesë. Është poashtu BE-ja që parashikon masa sanksionuese ndaj prapakthimit demokratik në Poloni duke insistuar se vendet anëtare duhet të ruajnë një normë minimale të sjelljes demokratike. Dhe, në fund, është BE-ja e vizioneve të Merkelit që derdh milarda euro në projekte të BE-së për ta ruajtur atë si politikë kontinentale dhe duke i rezistuar qasjes populiste në Gjermani që ato thjesht të kthehen në investime të brendshme. Për demantim të kësaj pike mund të ketë elaborime pa fund, por kësaj radhe, mjafton kaq.

Gjithsesi, kjo është një replikë e pastërt politike dhe çdo kundërpërgjigje duhet të jetë politike.

Kaq kësaj radhe.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë