Loading…
Paralajmërimi i Kofi Annan për rritjen e nacionalizmit dhe për rrezikun ndaj rendit botëror
  • 18/08/2018 | 17:04

...

Kofi Annan, ish-sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, vdiq sot në moshën 80 vjeçare.


Në një intervistë për ‘Chanel 4 News’ vitin e kaluar, fituesi i çmimit Nobel për paqe reflektoi në ndryshimin e natyrës se rendit botëror përgjatë jetës së tij, transmeton gazetametro.net

Në intervistë, ai thotë se sot kemi liderë të cilët janë të mbyllur ose me dallime në udhëheqje.

“Të besosh se duhet të tregosh muskujt,  se të punosh me të tjerët është dobësi , duke aluduar në bindjet e këtyre liderëve.

Por prap jetojmë në një botë të ndërvarur, ku ballafaqohemi me sfida si ndryshimi i klimës, të terrorizmit, me sëmundje ku asnjë vend – sado i fuqishëm – nuk mund të ketë sukses vetë.

Dhe prap ka liderë që besojnë se mund t’ia dalin vetë.

Nëse shikojnë vetëm situatën e tyre, ata po detyrojnë vendet e tjera të bëjnë të njëjtën.  Dhe, në fakt, do të ketë konflikte dhe tensione nëse secili vend thotë “Jam mirë, nuk më intereson çfarë ndodh përtej kufijve.

Annan vazhdon duke thënë se rendi botëror siç e njohim për dekada ëshë nën stres dhe liderët botërorë nuk janë ngritur për ta mbrojtur. Ai thotë se globalizmi ka pasur fituesit dhe humbësit, por se përfitimet nga globalizmi do të mund të ishin ndarë në mënyrë më të drejtë.

Annan tregon për parashikimin e tij në vitin 1999 ku ka thënë se nëse të mirat e globalizmit nuk ndahen në mënyrë të drejtë, dhe nëse nuk i japim globalizmit një fytyrë njerëzore, të gjitha “izmat” do të kthehen, dhe ja ku jemi tani. /gazetametro.net

Kofi Annan has died at the age of 80

Kofi Annan, former Secretary-General of the United Nations, has died at the age of 80.In an interview with Channel 4 News last year, the Nobel Peace Laureate reflected on the changing nature of the world order during his lifetime.

Posted by Channel 4 News on Saturday, 18 August 2018

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë