Eshtë paralajmëruar rritje e çmimit të iPhone, kjo për shkak të politikave të presidentit amerikan, Donald Trump.
Kjo pasi presidenti amerikan po kërkon që iPhone të ndërtohet në SHBA, transmeton gazetametro.net
Të hënë, banka amerikane Merril Lynch tha se nëse Apple zhvendos ndërtimin e iPhonëve në SHBA në vend të Kinës, atëherë kjo do të kërkonte një rritje të çmimeve të iPhone për 20%.
Kjo sepse do t’i duhet të kompensojë kostot shtesë të punës.
Kjo do të thotë se nga 724 dollarë sa shitet tash, një rritje prej 20% do të sillte rritje në 868.80 dollarë. / gazetametro.net