Loading…
Paralajmërohet Rusia: Do të vdisni nëse ia mësyeni ta pushtoni vendin
  • 12/07/2018 | 11:55

...

Një komandant i forcave të mbrojtjes së Estonisë ka mbajtur një intervistë për Politico ku ka dhënë një deklaratë të çuditshme.


Është fjala për Riho Uhtegi, i cili është komandant i forcave mbrojtëse të Estonisë, transmeton gazetametro.net

Duke folur për skenarin se Rusia mund ta marrë Estoninë për disa ditë, nëse jo orë, duke kapur shpejtë kryeqytetin Talin, Uhtegi tha se rusët do ta pësonin keq po të tentonin ta bënin këtë.

Ai tha sa rusët mund të futen në Talin për dy ditë, por ata do të vdesin në Talin.

“Ata mund të shkojnë në Talin për dy ditë. Por ata do të vdesin në Talin. Dhe ata e dinë këtë. Rusët mund të kapin Talinin dhe më tej, por pastaj do të presim linjat e tyre të komunikimit dhe linjat e furnizimit dhe çdo gjë tjetër”, kërcënoi ai.

“Ne jemi për paqe, por në gjendje të ndërtojmë rezistencë totale kundër çfarëdo armiku”, shtoi ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë