Loading…
Parashikimi i motit: Çfarë ju pret këtë javë, mësojeni| Tabela
  • 22/01/2018 | 08:26

...

Fillimi i javës më ftohtë, me shi dhe borë.


22-23.01 – Në fillim të javës mot i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell, vende-vende nuk përjashtohet mundësia edhe për reshje të dobëta bore.

24.01 – Mot kryesisht me diell, transmeton gazetametro.net.

Edhe pse ditëve të fundjavës kemi pasur mot të ndryshueshëm, me reshje shiu dhe bore, kushtet meteorologjike nuk do të jenë të favorshme sa i përket kualitetit të ajri, vlerat ditore të AQI do të mbeten rreth vlerave mesatare, e në raste mund të shkojnë edhe në vlera të pashëndetshme për grupe të ndjeshme.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të pësojnë rënie, me minimale që do të luhaten nga -3C deri në +1C, e maksimale deri në 3C. Në ditët e para të javës së ardhshme minimalet do të zbresin deri në -5C, e maksimalet do të rriten nga 1C deri në 5C.

Era do të fryejë mesatarisht nga drejtime të ndryshme 3-5m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë nën vlera normale, e gjatë javës së ardhshme do të shënojë rritje lartë mbi këto vlera./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë