Loading…
Parashikimi i motit: Çfarë kohe do të kemi gjatë fundjavës
  • 15/12/2017 | 19:05

...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikim e motit për këtë vikend. Në njoftimin e tyre thuhet se do të mbajë mot kryesisht i vranët.


“Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi deri 8m/s (të shtunën)”, thuhet në njoftim.

Tutje, për të dielën parashikohet se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriu të cilat do të karakterizojnë një mot të vranët dhe me reshje shiu e bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s”, përfundon njoftimi nga IHK.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë