Gjatë kësaj jave në Kosovë do të jetë mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë, madje priten edhe reshje të borës, njofton gazetametro.net.
Nga sot ditë e martë, masa të ftohta ajrore nga Arktiku do të fillojnë shtrihen mbi vendin tonë, duke favorizuar mot më të ftohtë. Fushat e presionit të ulët do të mbesin të bllokuara në lindje të rajonit, që do të sjellin mundësi për të reshura edhe ditën e enjte dhe të premte.
Sot do të jetë mot i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell, kohëpaskohe me reshje lokale bore, njofton gazetametro.net.
Minimalet do të luhaten nga -4C deri në -1C, e ato maksimale do të jenë nga +1C deri në +4C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-veriperëndimi 2-8m/s.
Shtypja atmosferike, do të jetë jostabile, me luhatje të vlerave nën dhe mbi normale./gazetametro.net