Gjatë ditëve në vijim në vendin tonë pritet të mbaj kryesisht mot i vranët, transmeton Gazeta Metro.
Temperaturat minimale do të jenë nga -8 gradë Celsius deri në 0 gradë, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 3 gradë Celsius.
17.01 – Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Kryesisht kthjellët dhe me diell.
18.01 – Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Kryesisht me vransira, e vonë në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.
19.01-20.01 – Në fundjavë mot i ndryshueshëm. Të shtunën në mëngjes vende-vende reshje të dobëta bore, e në vise të ulëta mjegull. Ditën vransira dhe diell. Ditën e diel në mëngjes mjegull në ultësira. Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.
21.01 – Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Kryesisht vranët. Pasdite reshje të dobëta shiu, që në mbrëmje do të shndërrohen edhe në borë.
Pritet të fryj erë e lehtë nga jugu-juglindja 1-3m/s, ndërsa shtypja atmosferike, do të mbetet stabile, por mbi vlera normale./gazetametro.net