Loading…
Parashikimi i tmerrshëm i Nostradamus’it për 2018
  • 20/11/2017 | 18:49

...

Fizikani francez që parashikoi edhe vdekjen e tij, Nostradamus ka parashikuar se vitet që po jetojmë tani do të jenë kritike për njerëzimin. Sipas Nostradamusit 2018-a do të jetë viti që do të nisë Lufta e tretë botërore dhe gjithashtu do të ketë një kolaps ekonomik në të gjithë botën.


Fizikanti ka parashikuar se lufta do të nisë pas shfaqjes së një komete masive në qiell dhe do të zgjasë për një periudhë 27-vjeçare.

Sipas Nostradamusit katastrofat natyrore do ta godasin planetin ndërsa vitin që vjen ai ka parashikuar edhe shpërthimin e vullkanit në malin Vezuv në Napoli të Italisë nga shpërthimi i të cilit do të ketë 16 mijë viktima.

Viti 2017 shënoi një luftë me terrorizmin të cilin Nostradamus e ka përmendur në parashikimet e tij duke e quajtur kërcënim të madh për njerëzimin. “Ligësi, tirani në Mesopotami” ka parashikuar Nostradamus ku Mesopotamia është Iraku sot ndërsa astrologu ka përmendur edhe ngjyrën e zezë, referuar maskave të ISIS.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë