Loading…
Parisi në alarm: Policia rrethon sheshin Elysees
  • 19/06/2017 | 18:06

...

Pas Londrës, sërish Parisi. Një operacion policor është në zhvillim e sipër në kryeqytetin francez, përreth zonës së “Champs Elysees”, pas raportimeve se një makinë është gjetur në flakë.

Mediet lokale thonë se drejtuesi i saj është arrestuar, por ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi një prani kaq të rënduar të policisë në vendngjarje.

Dyshohet se automjeti në fjalë të ketë goditur një furgon të forcave të rendit. Franca ndodhet në gjendje emergjence, pas goditjes nga një valë sulmesh terroriste vdekjeprurëse gjatë viteve të fundit.

Një polic u qëllua për vdekje dhe dy të tjerë u plagosën gjatë një sulmi në “Champs Elysees” në prill, vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë