Loading…
Parlajmërohet protestë për kthimin e flamurit kombëtar “Te Rrethi” në Prishtinë
  • 13/02/2018 | 23:07

...

Ndërrimi i flamurit kombëtar me atë shtetëror duket se nuk u ka pëlqyer të gjithë qytetarëve të Kosovës.


Pas ndërrimit të flamujve që iu bë sonte “Te Rrethi”, një grup qytetarësh kanë bërë thirrje përmes një ftese në Facebook që nesër të mblidhen për të rivendosur flamurin kombëtar.

“Nesër (14.02.18) nga ora 13:00 në mesditë takohemi te Rrethi i Flamurit, për ta kerkuar rivendosjen e flamurit tonë kombëtar të larë me lot e me gjak. Në rrethin e flamurit nuk ka vend asnjë flamur tjetër pos ati kombëtar, ky flamur me jetë është mbrojtur e kështu do mbrohet. Flamuj të tjerë vendosni kudo, por jo në vendin që i takon shqiponjës sonë. Shqiptarë BASHKOHUNI! Ejani te gjithe me flamura KUQ E ZI!”, thuhet në ftesë.

Matoshi: Ahmeti dëshmoi mos guxim qytetar në lidhje me flamurin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë