Loading…
Partia më e madhe në BE kërcënon VMRO’në e Maqedonisë
  • 10/10/2018 | 16:25

...

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE mund të përjashtohet nga familja e saj evropiane nëse vazhdon të sillet në mënyrë jokonstruktive ndaj Marrëveshjes së Prespës, kanë njoftuar anëtarë të Partisë Popullore Evropiane (EPP).


Partia Popullore Evropiane është më e madhja dhe më me ndikim në Bashkimin Evropian, në të anëtare janë thuajse të gjitha partitë demokristiane nga shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet kandidate.

Burime në këtë parti kanë theksuar për agj3encinë e lajmeve MIA se sjellja e VMRO-DPMNE-së opozitare ka shkaktuar vrer të madh tek udhëheqësit e lartë të EPP-së.

Të dielën, kryetari i EPP-së, Zhozef Doll me telefon ka biseduar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, mëson MIA.

Doll në fund “në mënyrë jodiplomatike dhe të ashpër” ka paralajmëruar Mickovskin se nëse VMRO-DPMNE nuk lejon debat demokratik për miratimin e Marrëveshjes së Prespës, partia do të “duhet plotësisht të bart përgjegjësinë për të gjitha pasojat me të cilat përballet vendi”.

Diplomatët në Bruksel druajnë se pa Marrëveshjen e Prespës, Maqedonia do të izolohet politkisht dhe ekonomikisht dhe se përballet me rrezik serioz të regresit demokratik.

Krerë të EPP-së i kanë vënë në dijeni Mickoskit se një nga pasojat e mundshme me të cilat përballet partia e tij është përjashtimi nga radhët e familjes së tyre evropiane.

Komisari për zgjerim Johannes Hahn, i cili po ashtu është nga radhët e EPP-së dje në intervistën për gazetën austriake “Standard” ka shprehur shqetësim për informacionet se VMRO-DPMNE i frikëson dhe u kërcënohet deputetëve të cilët do të donin të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

Anëtarë të EPP-së refuzojnë të komentojnë, i vetmi reagim ka qenë madje një tuit i presidentit Doll të hënën mbrëma, ku ai shprehu shqetësim për jokonstruktivitetin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas burimeve të MIA-s në EPP, Mickovski nuk ka hyrë në konflikt me partinë më të fuqisë BE, por ka qenë i mbyllur tërësisht dhe “thellë i kapur”, thonë nga kjo parti.  As porositë e EPP-së, as edhe të Angela Merkelit apo Sebastian Kurzit, nuk kanë pasur asnjë efekt mbi liderin e partisë më të madhe opozitare maqedonase.

Edhe krahas kritikave të ashpëra nga KE në të kaluarën për qeverisjen e VMRO-DPMNE-së, EPP asnjëherë deri tani publikisht nuk ka shprehur dëshpërim dhe mospajtim me partinë e saj simotër në Maqedoni.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë