Loading…
Pas 3 dekadash borë në Fier (Foto)
  • 11/01/2017 | 23:27

...

Dëbora ka zbardhur edhe qytetin e Fierit. Për banorët e këtij qyteti, kjo është një ngjarje e rrallë pasi ky fenomen natyror ndodh pas 30 vitesh.

fier

Për herë të fundit ka rënë dëborë në vitin e largët 1987. Reshjet e dëborës kanë zgjatur vetëm disa minuta, aq sa është bërë e mundur një shtresë e hollë që zbardhi rrugët dhe çatitë e shtëpive, transmeton tch.

fier-2

Kjo nuk ka lejuar që të krijohen çrregullime në qarkullimin e automjeteve. Në një kohë kur në shumë qytete të vendit trashësia e borës ka krijuar probleme të rënda deri në furnizimin nga ajri me ushqime, për fierakët bora ishte një argëtim. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë