Loading…
Pas 50 viteve “Golf’i” rrëzon nga froni “Volvo’n”
  • Jan 6, 2017 | 11:15

...

Vetura më e shitur në Suedi në vitin 2016 nuk ishte “Volvo” për herë të parë pas më shumë se 50 vjetëve. Suedezët vitin e kaluar më së shumti  kanë blerë “Volkswagen Golf”, por “Volvo” e ka mbajtur pozitën e markës lidere sipas pjesëmarrjes së përgjithshme në treg.

5.9 për qind të veturave të blera në Suedi janë të tipit “Golf”, ndërsa modelet “Volvo V70”, “Volvo S90” dhe “Volvo V90” së bashku përbëjnë 5.7 për qind të shitjes, transmeton gazetametro.net.

“Volvo” për herë të fundit është rrëzuar nga pozicioni i parë në Suedi në vitin 1962, kur kampion i shitjes ishte Volkswagen “buba”.

Edhepse Volvo është në pronësi të firmës kineze Zhejiang Geely, ai ende ka reputacionin e markës kulte të automobilit sudez. Kjo kompani, siç transmeton gazetametro.net edhe më tutje shet më së shumti vetura në Suedi sipas shumës së përgjithshme dhe ka pjesëmarrje në 21.5 për qind ndërsa Volkswagen e mban 15.7 të tregut.

Tregu suedez është i dyti sipas madhësisë për këtë markë të veturave, pas atij kinez.

Në Suedi vitin e kaluar janë regjistruar rekordi prej 372.000 regjistrimeve të veturave të reja, që është rritje për 8 për qind në krahasim me vitin 2015. Shitja e kamionëve është rritur për më shumë se 15 për qind./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë