Loading…
Pas 97 vjetësh, 11 veprat e piktorit shqiptar kthehen në Venecia
  • 06/03/2018 | 09:24

...

Në Itali do të ekspozohen 11 vepra të piktorit shqiptar Vangjush Mio për më shumë se një muaj në një ekspozitë të organizuar në qytetin e Venecias.


Kjo ekspozitë u mundësua me Vendim të Kështillit të Ministrave, të cilët dhanë lejen për dalje nga territori të këtyre veprave, shkruan gazetametro.net.

Ndërkohë që në Itali kanë nisur njoftimet për ekspozitën që do të mbahet nga 16 marsi deri më 22 prill, e ku do të ekspozohen në tërësi 74 objekte.

Kjo lëvizje e veprave të Mios në Shqipëri po raportohet se është bërë me vendim të kolegut të tij, i cili tash është kryeministër i shtetit, Edi Ramës.

Ndërkohë, merret vesh se nga veprat që do të udhëtojnë drejt Italisë janë nudo, piktura, vizatime të viteve 1920, e po ashtu edhe një pjesë e ‘fondit të artë’ që ka në posedim familja.

Ndryshe, Vangjush Mio ishte piktori i parë impresionist në Shqipëri. Ai njihet më së shumti për peisazhet dhe konsiderohet si pesazhisti më i përkryer shqiptar shqiptar i shekullit XX. Temat e tij të parapëlqyera i merrte nga Korça, Pogradeci dhe rrethinat, por ai përjetësoi në punimet e tij edhe qytete të tjera si Tirana, Elbasani, Himara, Berati dhe Gjirokastra. Përveç peizazheve, Mio ishte brilant edhe në pikturimin e portreteve. Ai ishte njëkohësisht edhe skenograf i teatrit të qytetit të Korçës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë