Loading…
Pas Figos, numri 7 tek Interi i mallkuar?
  • 13/08/2017 | 12:27

...

Geoffrey Kondogbia është vetëm i fundit në një seri lojtarësh që, pas lamtumirës së Luis Figos, ka mbajtur veshur fanellën me numër 7 tek Interi, duke shpresuar te fati i mirë.

Por, që prej largimit të portugezit, ai numër ka qenë objekt i një “mallkimi” të vërtetë, transmeton Gazeta Metro.

Ricardo Quaresma do të ishte “trashëgimtari” i parë, pasi Figo e mbajti pas shpine për katër vite. I ardhur në Milano me pritshmëri të mëdha: vetëm 32 ndeshje dhe 1 gol të regjistruar. Kushtoi rreth 25 milionë euro.

Pas tij i kalon Gianpaolo Pazzinit, me siguri njëri nga më pak të dobëtit; për të 50 ndeshje dhe 16 gola.

Pas italianit, fanella i kalon Coutinhos, me siguri njëri nga pengjet më të mëdha të kohëve të fundit nga interistët, i cili tani tek Liverpool kushton jo më pak se 100 milionë euro.

Me largimin e brazilianit, 7 i jepet Schelottos i cili do kujtohet vetëm për golin në derbin ndaj Milanit.

Pas tij vjen Isac Belfodil, autor i vetëm 8 ndeshjeve dhe 1 goli.

I parafundit (para Kondogbias) që e ka mbajtur veshur është Pablo Osvaldo. 19 ndeshje dhe 7 gola si zikaltër në vitin e vetëm në Milano./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë