Loading…
Pas Gjermanisë e Francës, Baleti Kombëtar i Kosovës lë gojëhapur Bullgarinë |FOTO
  • 03/07/2018 | 15:30

...

Baleti Kombëtar i Kosovës kanë udhëtuar para disa ditësh drejt qytetit Sveti Vlas të Bullgarisë, ku do të marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit Klasik.


Kjo trupë para audiencës bullgare por edhe ndërkombëtare do të paraqes shfaqjen ‘Giselle’ të koreografes Sylvia Tomova, shkruan gazetametro.net.

Sipas balerinëve që kanë udhëtuar për të dhënë këtë shfaqje, performimi i tyre do të jetë në ajër të hapur në një skenë ngjitur me Detin e Zi.

Sidoqoftë, ndonëse ky institucion po përfaqëson shtetin e Kosovës mjaft denjësisht, drejt Bullgarisë ishin nisur pa asnjë cent mëditje. Kjo pasi Ministrisë së Kulturës i janë bllokuar llogaritë e institucioneve vartëse, si teatri.

Ndërkohë, duhet theksuar se kjo trupë e Baletit përfaqësojë Kosovën para pak kohësh në Gjermani, në qytetet Berlin dhe Hamburg, ndërkaq pak kohë më pas edhe në Paris.

Por jo vetëm kaq, gjatë këtij viti Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës do të udhëtojë drejt Finlandës, për të përformuar para publikut skandinav./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë