Loading…
Pas kalimit Donika Kadaj-Bujupit në AAK, a do të përjashtohet Pacolli nga Qeveria?
  • 14/03/2018 | 19:17

...

Edhe pse vetëm një votë më shumë, kalimi i deputetes Donika Kadaj-Bujupi nga radhët e Vetëvendosjes në grupin parlamentar të AAK’së mund të jetë i rëndësishëm për përbërjen e koalicionit qeverisës, shkruan GazetaMetro.net


Me Kadaj-Bujupin koalicioni ka gjithsej 62 vota, por ashtu sikurse me rastin e formimit të qeverisë, Haradinaj mund të llogaritë edhe në votën deputetes Teuta Rugova, e në këtë rast mund të llogarisë që i ka 63 vota. Sidomos duke e marrë parasysh që një njeri i afërt i saj e mban postin e zëvendëskyrministrit, e ky është Dardan Gashi.

E në anën tjetër, Behgjet Pacolli mori 4 ministri kur u fut në qeveri, por tani ka vetëm 2 deputetë në Kuvend, Islam Pacollin dhe Labinot Tahirin. Ky i fundit ka raporte miqësore me Ramush Haradinajn, ndërsa nuk i ka kursyer edhe lëvdatat në publik për kryeministrin.

Me Teuta Rugovën dhe Labinot Tahirin, Ramush Haradinaj, tashmë mund të heqë dorë nga koalicioni me ARK’në e Pacollit.

Kjo pasi partia e Haradinajt me 11 deputetë drejton vetëm 2 ministri, ndërsa po i ‘kushton shtrenjtë’, duke mbajtur 4 ministri të rëndësishme si ajo e Jashtme apo e Mbrojtjes, edhe pse ka vetëm 2 deputetë, e edhe njëri ndër këta – Tahiri, të mërkurën dha indikacione se do të vazhdojë i vetëm udhëtimin politik.

Pa AKR-në e Pacollit, dhe me votat e Tetuta Rugovës apo edhe të Labionot Tahirit, Haradinaj do të kishte përsëri shumicën prej 61-61 votash. /gazetametro.net

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë