Loading…
Pas kësaj, nuk do ta përdorni më Facebook’un
  • 10/01/2017 | 23:14

...

Facebook mund ta bëjë të mundur një shërbim që me siguri që do të shkaktonte irritimin e përdoruesve.


Facebooku papritmas mund të bëhet shumë i mërzitshëm, pasi kompania planifikon të shtojë një mundësi të re, transmeton gazetametro.net

Sipas raporteve të reja, rrjeti social do të bëjë të mundur që brenda videove që shfaqen në këtë platformë, të shfaqen edhe reklama disa sekondëshe.

Tashmë në platforma të ndryshme si Youtube aplikohen reklama që shfaqen para fillimit të videove, por mundësia që ato të shfaqen në mes të videos e lë të hapur mundësinë që njerëzit të irritohen.

Gjithashtu, bëhet e ditur se reklamat do të lëshohen vetëm pasi përdoruesi të ketë shikuar videon më shumë se 20 sekonda, por nuk dihet se sa mund të jetë gjatësia e reklamimeve.

Sipas sajtit Recode, publikuesit do të marrin 55 përqind të fitimeve nga këto video. /gazetametro.net

shocked-phone-781134

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë