Loading…
Pas Malit të Zi, edhe Sarajeva përgatit “listën e zezë” të serbëve?
  • 09/11/2018 | 10:28

...

Në listë mund të gjendet edhe ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin, lideri i radikalëve Vojislav Seselj, kryeredaktori i TV “Happy” Milomir Maric dhe kryetari i lëvizjes “Zavetnici”, Stefan Stamenkovski

Edhe Sarajeva po e përgatit “listën e zezë” të serbëve, të cilëve do t’u ndalohet hyrja në Bosnjë-Hercegovinë, e në te mund të gjenden biznesmenë, historianë, letrarë, gazetarë, por edhe politikanë, trasneton gazetametro.net.

“Ministri i sigurisë i BeH-së Dragan Mektic po e përgatit listën zyrtarëve të personave të padëshiruar nga Serbia, të cilëve do t’u ndalohet hyrja në BeH”, shkruan gazeta serbe “Vecernje novosti” dhe thekson se në të, pos tjerësh, mund të gjendet edhe ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin, lideri i radikalëve Vojislav Seselj, kryeredaktori i TV “Happy” Milomir Maric dhe kryetari i lëvizjes “Zavetnici”, Stefan Stamenkovski.

Gazeta përkujton se Mektic para do kohe ka konfirmuar se “ekziston regjistri i personave të cilët janë dëbuar apo, për një periudhë të caktuar, u është ndaluar hyrj në BeH dhe se në të gjenden rreth 2.000 njerëz”, por ka refuzuar që këtë ta quajë “listë të zezë:, sepse “BeH nuk është Amerikë që të bëjë ‘lista të zeza'”.

Sipas gazetës, Mektic është gjoja “i afërt me përfaqësuesit e administratës amerikane në ambasadën e ShBA-vë në Sarajevë”, ndërsa ja qenë “i ndërlidhur edhe me aferën e përgjimit të kryetarit të Republikës Serbe Milorad Dodik, e nëpërmjet lidhjeve me të edhe të Aleksandar Vucicit”.

Para do ditësh është bërë e ditur se Mali i Zi ua ka ndaluar hyrjen disa intelektualëve serbë, të njohur si nacionalistë e të cilët paraqesin rrezik për sigurinë e shtetit malazias./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë