Loading…
Pas prezantimit të Albin Kurtit, mblidhet VV’ja e Prishtinës
  • 14/01/2018 | 08:25

...

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, sot do të mbahet mbledhja e Këshillit të Qendrës së Prishtinës.


Sipas njoftimit, kjo mbledhje do të mbahet pranë ASK, në ora 14:00, transmeton gazetametro.net.

Përndryshe, kandidati për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dje ka shpalosur platformën e tij qeverisëse në krye të LVV-së, ku ka theksuar se ka pasur dëshirë që të ketë një kundër-kandidat.

Kurti ka shpalosur se cilat janë tri shtyllat në të cilat qëndron subjekti, të cilin dëshiron ta udhëheq.

“Së pari emri ynë jemi ne, ne që lëvizim për të vendosur vetë qytetarët. Në parim e drejta për vetëvendosje demokratike e popullit të Kosovës, është e drejta e që ky popull të shprehet për shtëpinë e vet, se a e do Republikë a Monarki. A e do bashkë me Shqipërinë a jo. Brenda kërkesës për realizimin e kësaj të drejte, pozicioni subjektiv i Lëvizjes Vetëvendosje është për Republikë dhe për bashkim me Shqipërinë, si e drejtë qytetare dhe njerëzore në frymën e bashkimit tonë evropian si nevojë ekonomike e sigurisë dhe kulturës të të gjitha shtresave të shoqërisë tonë. Serioziteti ynë është vendimtar për t’i bindur partnerët ndërkombëtar që të jenë bashkëpunues me neve në këtë projekt, i cili është edhe në të mirë në rajonit. Së dyti, programi ynë e bënë zhvillimin, ai vazhdimisht është përmirësuar e përditësuar, kështu do të jetë edhe në vijim. Një program jo dogmatik, por shumë doktrinar, ku fokusi është tek nevoja për zhvillim ekonomik, për mbrojtje të prodhimit vendor, deri në mundësinë për të konkurruar. Dhe së treti, ne përbëjmë organizatën tonë, zhvillimi i një organizate transparente, ku çfarë thuhet bëhet sipas statutit e një rregulloreje, një organizatë që ka vend për njerëz me mendime të ndryshme, që nxit kritikat”, tha ai.

Ndryshe, Lëvizja që e krijoi Albin Kurti po ballafaqohet me problemet më të mëdha që nga krijimi. Ajo është ndarë në dy blloqe: njëri që përkrah Albin Kurtin për kryetar, ndërkaq në anën tjetër është grupi i drejtuar nga Dardan Molliqaj e që kundërshton Kurtin për t’u zgjedhë në krye të Lëvizjes që krijoi vetë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë