Me qindra fishekzjarre janë ndezur në qendër të Prishtinës, për të shënuar festën e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, pas koncertit të Rita Orës që e përcollën nga afër mijëra qytetarë, raporton Gazeta Metro.
Mijëra qytetarët që erdhën edhe nga jashtë Prishtinës panë nga afër fishekzjarret e shumta dhe madhëshore që ndriçuan sonte qiellin e Prishtinës, për këtë jubile të rëndësishëm për kosovarët.