Loading…
Pas Ronaldos, Reali shet edhe një yll të madh të skuadrës?
  • 12/07/2018 | 15:47

...

Manchester United është në bisedime për të blerë anësorin e Real Madridit, Gareth Bale, transmeton Gazeta Metro.

Sipas portalit të afërt me klubin anglez, Manchester Evening Neës, bisedimet mes klubeve janë në një fazë të avancuar dhe mund të përfundojnë së shpejti.

United është i gatshëm të paguajë një shumë të lartë për uellsianin, i cili është një prej lojtarëve më të shtrenjtë në botë.

Vitet e fundit, Bale ka qenë i pakënaqur me rolin në ekipin spanjoll dhe ka shprehur dëshirën për t’u larguar menjëherë pas finales ndaj Liverpoolit në Champions.

Njëjtë kishte vepruar edhe Cristiano Ronaldo, i cili tashmë është transferuar te Jvuentusi. Bale kishte gëzuar vitet më të mira në aspektin sportiv në Premierligë te Tottenhami dhe e vlerëson Anglisë si vend ideal për të.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Reali do të jetë i gatshëm të heqë dorë edhe nga një yll tjetër, pas largimit të Ronaldos. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë