Loading…
Pas shumë tensionesh vendoset flamuri i Kosovës ‘Te Rrethi’
  • 13/02/2018 | 22:02

...

Në një situatë të tensionuar, me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve, është hequr flamuri kombëtar dhe është vendosur flamuri i Kosovës në hyrje të Prishtinës.


Forca të mëdha policore kanë lokalizuar vendin tek rrethi në hyrje të Prishtinës ku është i vendosur flamuri kombëtar, në përpjekje për të ndalur qytetarët që kundërshtojnë heqjen e flamurit.

Disa qytetarë po kërkojnë që të mbetet aty flamuri kombëtar dhe për atë shtetëror të behët një zgjidhje tjetër.

Flamuri është vendosur nga zjarrfikësit pas një pritje të gjatë, pasi ishte vjedhur flamuri që ishte dërguar më parë dhe është dashur të pritet deri sa të sjellët një flamur tjetër.

Qytetarët e pranishëm bërtisnin “marre – marre”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë