Loading…
Pas vapës që s’mbahet mend, Gjermaninë e përfshinë stuhia
  • 10/08/2018 | 16:06

...

Pas vapës ekstreme e thatësisë për disa javë rresht, Gjermaninë të enjten pasdite e ka përfshirë një mot i lig, gjatë të cilit janë lënduar disa persona, ndërsa qarkullimi në shumë pjesë të vendit ka qenë i paralizuar me orë.


Stuhia, e cila ka kaluar përmes Gjermanisë në drejtimin perëndim-lindje më së shumti e ka rrezikuar transportin hekurudhor. Pjesërisht për qarkullim kanë qenë të mbyllura edhe trasetë e rëndësishme hekurudhore ndërmjet Hamburgut e Berinit dhe Hamburgut e Koelnit, transmeton gazetametro.net.

Mbyllet edhe Frankfurti

Downburst in Eppelheim, Germany

Intense straight line winds in Eppelheim, Germany yesterday afternoon, August 9. Report: Jahir Khan via partners @Cyclone of Rhodes

Posted by Severe Weather Europe on Thursday, 9 August 2018

Për shkak të frontit të stuhisë për gjysmë ore të enjten ka qenë i mbyllur edhe aeroporti më i madh gjerman në Franfurt. Gjatë mbrëmjes janë anuluar mbi 150 fluturime.

Tre persona janë lënduar, kur në Bad Vibel pranë Franfurtit në një kafene era i ka marrë me vete roletat, të cilat kanë rënë mbi mysafirët në tarracë.

Në njërën prej rrugëve më të qarkullueshme, A3 e cila nga veriperëndimi çon kah juglindja e vendit, qarkullimi në mes të pushimeve verore ka qenë i mbyllur me orë, për shkak të degëve, të cilat kanë rënë në asfalt.

Damaging straight line winds in Mannheim Rangierbahnhof, Germany

Severe straight line winds in Mannheim Rangierbahnhof, Germany yesterday afternoon, August 9! Report: Christian Schaufelberger

Posted by Severe Weather Europe on Thursday, 9 August 2018

Ndonëse moti është freskuar pak, meteorologët nuk parashikojnë fundin e nxehtësisë në Gjermani.

“Nxehtësitë e sotme, mbi 30 gradë Celsius, mund t’i presim deri në tetor”, ka deklaruar Shërbimi meteorologjik gjerman të premten./gazetametro.net

Oldenburg in Holstein, north Germany

Spectacular stacked plates storm structure and impressive lightning rate over Oldenburg in Holstein, north Germany tonight, August 9. Report: Angela Röttger

Posted by Severe Weather Europe on Thursday, 9 August 2018

/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë