Muaj më parë, kur kryeministri i Kosovës ishte për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte thënë se ka marrë bekimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Por, gjërat ndryshuan kur Kreu i Qeverisë vendosi taksën 100 % për produktet e Serbisë dhe ato të BeH, raporton gazetametro.net.
Bashkimi Europian pas taksës i dha vendit tonë ‘goditjen e rëndë’ për vizat duke përmendur si datë vitin 2020, e tani kundërshton edhe formimin e ushtrisë.
Në një përgjigje që zëdhënësja e BE’së, Maja Kocijancic ka dhënë për mediat kosovare, thuhet se BE është krahë NATO’s për atë se se mandati i FSK’së duhet të ndryshohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e vendit.
“BE vazhdon të ndajë pikëpamjet e qarta të NATO-s se mandati i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës në përputhje me Kushtetutën”, ka deklaruar Kocijancic.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, sekretari i përgjithshëm i NATOs’, Jens Stoltenberg, tha se Prishtina do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e FSK-së në Ushtri.
Sipas Stoltenbergut, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaftë të papërshtatshëm” dhe se nuk janë respektuar procedurat.
Sidoqoftë, kryeminstri Haradinaj dhe kryeparlamentari Veseli kanë deklaruar tash e disa herë se ushtria do të votohet në lexim të dytë më 14 dhjetor./gazetametro.net