Loading…
Pasaportat e Shqipërisë për kosovarët: Sali Berisha tregon nëse është e mundur
  • 12/10/2017 | 17:14

...

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dalë me një proozim të ri për idenë e dhënies së shtetësisë së Shqipërisë qytetarëve të Kosovës.


Një ditë pasi presidenti Thaçi i kërkoi Presidentit Meta dhënien e mundësisë kosovarëve për pajisjen me pasaporta shqiptare, Berisha në një intervistë për Indeksonline ka sqaruar këtë situatë.

Ish kryetari i Partisë Demokratike mendon se është e domosdoshme nënshkrimi i një marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë për zgjedhjen e dyshtetësisë.

“Mendoj se është e domosdoshme që të nënshkruhet një marrëveshje midis dy qeverive mbi bazën e së cilës shqiptarët kudo që jetojnë, në Shqipëri apo Kosovë të kenë të drejtën të zgjedhin shtetësinë, pra atë të Shqipërisë, ose të marrin të dyja. Një akt të ngjashëm e kanë bërë shtetet e rajonit. Këtë e lejon edhe një dekret i nënshkruar nga Presidenti i Republikës në vitin 1992 me të cilin ju njihej e drejta që të merrnin automatikisht shtetësinë të gjithë shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë”, ka thënë Berisha.

Por, ish kryeministri e lë fajtore Partinë Socialiste që sipas tij e ka ndryshuar dekretin me një ligj albanofobik.

“Me ardhjen e socialistëve në pushtet, qeveria e tyre ka bërë një ligj albanofobik me të cilin vë masa ekstreme për marrjen e shtetësisë shqiptare. Ne vitin 2012 qeveria e mëparshme nxori një vendim në të cilin ju njihte të drejtën e shtetsisë shqiptare të gjithë shqiptarëve që jetonin jashtë territorit te Republikes së Shqipërisë perveç atyre që ishin me banim në Republikën e Kosovës. Kjo sepse Kosova ishte një vend i pavarur dhe nuk mund të vendoste në menyrë të njëanshme Tirana zyrtare.

Vendimi përcaktonte që çështja e shtetësisë shqiptare për qytetarët e Kosovës (që banojnë në Kosovë) duhet të vendoset mbi bazën e një marrveshje ndërshtetërore midis Republikës së Shqipërise dhe asaj të Kosovë e cila të ju garantojë shqiptarëve të vendosin të zgjedhin shtetësinë që duan.

Pra gjykoj se ky është një akt i një rëndesie themelore që nuk synon t’i bëjë presion askujt por të vendosë një standard të mohuar gjerë tani arbitrarisht vetëm nga shqiptarët dhe që e kanë vendosur prej dekadash vendet tjera në rajon dhe më gjerë”, u shpreh zoti Berisha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë