Loading…
Pasi Bejleri u kritikua nga Mustafa Nano, asaj i del krah një fytyrë e njohur
  • 11/03/2018 | 18:27

...

Pak ditë më parë, gjatë transmetimit të emisionit “Provokacija” Mustafa Nano sulmoi dy moderatoret e Super Sport, Bora Zemani dhe Ilda Bejleri, për të cilat u shpreh se zhvishen më shumë seç duhet dhe kjo gjë nuk i bën aspak tërheqëse, por vulgare.


Për këtë nuk reagoi as Ilda, as Bora, por gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka shkruar në portalin e saj, “Dritare.net”, ku shprehet se Bejleri, jo vetëm që nuk është vulgare, por mund t’i kontrollojë vetë shikimet dhe klikimet e veta.

“Ti nuk je fare vulgare, je një vajzë e bukur!”, shkruan Rudina. “Hiç mos u shqetëso, e dashur, se bota është e grave dhe burrave që guxojnë dhe nuk paragjykojnë, që duan dhe nuk lëndojnë, që bëjnë dhe jo vetëm asin. Bëje rrugën tënde në jetë me dekolte a minifund, me mikrofon a kamera, me zë e gurë, pa u shqetësuar për ata që shqetësohen prej teje”.

“Se nuk ke mundësi t’i bindësh të gjithë nëse kjo që bën ti është modeli, apo antimodeli. Ji vetvetja e shijo veten, kontrolloji ti shikimet e klikimet e tua. Dhe pije një kafe me Muçin se do e shohësh që do të ndërrojë mendje”, shprehet gazetarja e njohur.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë