Loading…
Pasi e ‘tradhëtoi’ Guardiolan, e këshillon edhe një sulmues të ndjek rrugën e tij
  • 11/10/2017 | 21:17

...

Dani Alves e ka këshilluar Alexis Sanchezin të zgjedhë PSG’në para Manchester City.


Edhe vetë braziliani kishte arritur marrëveshje verbale me menaxherin e Cityt, Pep Guardiola, por PSG ndërhyri në momentet e fundit duke i ofruar pagë më të lartë.

Këto dy klube janë konkurrentët kryesorë për të nënshkruar me sulmuesin që ka kontratë me Arsenalin vetëm deri në qershor.

“Atë e kërkojnë disa klube. Do të ishte mirë nëse vjen tek ne. Do ta përkrah gjithmonë dhe i dëshiroj cdo të mirë kudo që shkon”, ka thënë Alves.

“Nuk dua të flas për këtë çështje shumë sepse e di se sa e vështirë është, dhe për shkak se njerëzit do ta interpretojnë deklaratën time në atë mënyrë që unë do t’a vë në mëdyshje profesionalizmin tim”, shtoi Alves.

Sanchez ishte afër transferimit te Manchester City në verë, por Arsenali në momentet e fundit e refuzoi ofertën që besohet se ishte rreth 50 milionë euro.

Me humbjen 3-0 ndaj Brazilit këtë javë, Sanchez dhe Kombëtarja e Kilit e humbi mundësinë të kualifikohet në Kupën e Botës 2018. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë