Loading…
Pasi Eliza Dushku e pranoi se ishte përdhunuar, nëna e saj tregon si e la vetë në hotel
  • 14/01/2018 | 10:29

...

Ditën e djeshme Eliza Dushku tronditi me një deklaratë të fortë teksa për herë të parë përmes një postimi të gjatë në Facebook, tregoi se ishte abuzuar seksualisht kur ishte 12 vjeçe nga një koordinator i dublantëve në film, Joel Kraner.


Por pas dëshmisë së fortë, komentet kanë qenë shumë negative për nënën e saj, pasi Eliza tha se i kishte treguar se çfarë kishte ndodhur
por nuk kishte marrë asnjë ndihmë prej saj.

Përmes një komenti në statusin e Elizës, ka reaguar edhe nëna e saj Judith, e cila shkruan:

“E pranoj ndëshkimin tuaj, si mamaja e Elizës. Jo, nuk kisha frikë se ai do t’i prishte punë me karrierën, sepse për mua s’ka asnjë vlerë. Edhe unë kisha frikë nga Joel Kramer. Vetëm vite më vonë e kuptova plotësisht se çfarë kishte ndodhur. Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar dhe nuk e tregonte të gjithë historinë. Mendoj se në një mënyrë, po përpiqej të më mbronte duke mos e ditur sepse ajo e dinte sa frikë i kisha burrat e pushtetshëm në sheshxhirim.”

Judith i kthen përgjigje komentit të një vajze, e cila i shkruan se në një rast të ngjashëm, mamaja e saj nuk e kishte lejuar diçka të tillë të
ndodhte: “Falenderoje mamanë tënde për atë çfarë ka bërë për ty. Do të doja të kisha qenë po aq e guximshme.”

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë